“Të dyshuarin e njohim” – Policia jep detaje nga vrasja e sotme, tregon çka u gjet në vendngjarje

Sot në qytetin e Gjakovës ka ndodhur një vrasje e rëndë ku një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur. Në lidhje me këtë rast, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë Sheremet Elezaj përmes një konference për media ka dhënë detaje. “Sot rreth orës 05:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën “Vëllezërit…

Lajme

16/03/2026 12:40

Sot në qytetin e Gjakovës ka ndodhur një vrasje e rëndë ku një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Në lidhje me këtë rast, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë Sheremet Elezaj përmes një konference për media ka dhënë detaje.

“Sot rreth orës 05:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, dy persona meshkuj të moshës madhore janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra njëri nga këta persona ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij atje.  Menjëherë Policia ka ndërmarrë veprime hetimore. Rastit iu janë përgjigjur njësite relevante të Policisë që kanë dal në vendngjarje, e poashtu aty ka dal edhe Prokurori i Shtetit i cili është njoftuar për ngjarjen. Në konsultim me të, është iniciuar rast për “vrasje të rëndë”, ndërsa trupi  ipajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, ka thënë Elezaj.

Ai ka thënë se kanë marrë masa për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, që deri më tani është në arrati.

Elezaj ka treguar se çka është gjetur në vend të ngjarjes.

“Në vend të ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit dhe një armë e ftohtë. Kjo është e gjitha që mund të ndajmë aktualisht me publikun sepse jemi në fazën fillestare të hetimit, në mbledhjen e dëshmive të cilat veç janë duke u verifikuar dhe duke u analizuar”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se i dyshuari për vrasjen është i njohur për Drejtorinë e Policisë Rajonale në Gjakovë.

Në lidhje me motivet e vrasjes, Elezaj ka thënë se nuk mund t’i japin në këtë fazë të hetimeve. /Lajmi.net/