Disa orë nga vrasja, i dyshuari në arrati- Prokuroria jep detajet e fundit nga ngjarja e rëndë në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë është deklaruar edhe një herë për ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Çarshinë e Vjetër. Prokuroria njoftoi se rasti tanimë është cilësuar si vrasje e rëndë derisa i dyshuari ndodhet në arrati. “Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se sot, më datë…

Lajme

16/03/2026 11:55

Prokuroria Themelore në Gjakovë është deklaruar edhe një herë për ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Çarshinë e Vjetër.

Prokuroria njoftoi se rasti tanimë është cilësuar si vrasje e rëndë derisa i dyshuari ndodhet në arrati.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se sot, më datë 16 mars 2026, është raportuar për një vrasje në Gjakovë.Pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore Gjakovë.Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë”,thuhet në njoftim.

Gjithashtu u theksua se Prokurori i Shtetit, ka iniciuar rast për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar dhe ndodhet në kërkim”.

Përpos kësaj, Prokuroria njoftoi se janë duke u mbledhur provat dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast./Lajmi.net/