Identifikohet i dyshuari për vrasjen në Gjakovë, por ndodhet në arrati – Prokuroria jep detaje

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Gjakovë. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë. “Njësitë përkatëse policore i…

Lajme

16/03/2026 08:58

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Gjakovë.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë.

“Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Elezaj.

Në lidhje me rastin, detaje për lajmi.net ka dhënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Drin Domi.

Ai ka thënë se i dyshuari është identifikuar por ndodhet në arrati.

“Në vendngjarje janë përgjigj të gjitha njësitet përkatëse policore dhe kryeprokurori i shtetit. Rasti është iniciuar për “Vrasje të rëndë”, trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML. Personi është identifikuar, i dyshuari pra është identifikuar por është në arrati dhe është në kërkim policor”, ka thënë Domi. /Lajmi.net/