Komuna cakton lokacion për mbeturinat inerte, Rama: Hedhja në rrugë është e ndaluar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se hedhja e mbeturinave inerte (ndërtimore) dhe mbeturinave vëllimore, që përfshijnë edhe inventarin shtëpiak, është e ndaluar në hapësirat publike të kryeqytetit. Sipas tij, Komuna e Prishtinës ka angazhuar Inspeksionin Komunal dhe Policinë e Kryeqytetit për të parandaluar dhe luftuar hedhjen ilegale të mbeturinave. Në një postim në…

Lajme

15/03/2026 15:11

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se hedhja e mbeturinave inerte (ndërtimore) dhe mbeturinave vëllimore, që përfshijnë edhe inventarin shtëpiak, është e ndaluar në hapësirat publike të kryeqytetit.

Sipas tij, Komuna e Prishtinës ka angazhuar Inspeksionin Komunal dhe Policinë e Kryeqytetit për të parandaluar dhe luftuar hedhjen ilegale të mbeturinave.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se është përcaktuar edhe lokacioni zyrtar për deponimin e mbeturinave të kësaj natyre.

“Ky lokacion është në dispozicion për qytetarët dhe bizneset që kanë nevojë të largojnë mbeturina të kësaj natyre”, ka shkruar ai.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se qytetarët duhet të kontaktojnë paraprakisht Ndërmarrja Publike Pastrimi ose ndërmarrjen Ndërmarrja Gjelbër për të përdorur këtë hapësirë për deponim.

Rama ka paralajmëruar se ndaj atyre që hedhin mbeturina në mënyrë të paligjshme në hapësirat publike do të ndërmerren masa ndëshkuese, përfshirë gjoba dhe konfiskimin e automjeteve që përdoren për transportimin dhe hedhjen ilegale të mbeturinave.