Në përvjetorin e rënies, Ramush Haradinaj përkujton Yll Morina
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Heroin e Kosovës, Yll Morina në përvjetorin e rënies. Haradinaj e ka quajtur heroin Morina ndër luftëtarët më të zotë të vendit. “Ndër luftëtarët më të zotë, Yll Morina ishte rreshtuar në UÇK që në ditët e para, për t’ia falë jetën atdheut. I…
Lajme
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Heroin e Kosovës, Yll Morina në përvjetorin e rënies.
Haradinaj e ka quajtur heroin Morina ndër luftëtarët më të zotë të vendit.
“Ndër luftëtarët më të zotë, Yll Morina ishte rreshtuar në UÇK që në ditët e para, për t’ia falë jetën atdheut. I pavdekshëm në kujtimin e brezave. Krenari e Gjakovës, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj.
Yll Morina ishte dekoruar me urdhrin Hero i Kosovës në vitin 2017 gjatë ditëve të Epopesë në mesin e shumë personaliteteve të tjera si propozim nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.