Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy të lënduar përfundojnë në trajtim mjekësor

Mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:20 ka ndodhur një rrahje mes pesë personave në Vushtrri, konkretisht në rrugën “Galip Badivuku”. Dy persona me këtë rast kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. “Tre të dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit njëri prej tyre është arrestuar dhe me vendim të…

Lajme

15/03/2026 09:00

Mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:20 ka ndodhur një rrahje mes pesë personave në Vushtrri, konkretisht në rrugën “Galip Badivuku”.

Dy persona me këtë rast kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Tre të dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit njëri prej tyre është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje pasi që i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë copë fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet dhe po cilësohet si”Armëmbajtje pa leje&Sulm” si dhe “Lëndim i lehtë trupor”.