Therje me thikë në Aktash të Prishtinës

Një incident ka ndodhur ndërmjet disa të rinjve, sonte në Prishtinë. Incidenti ka ndodhur në lagjen Aktash – teksa njësitet policore kanë nisur hetimet. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili pohoi se një person është lënduar nga një mjet i mprehtë. “Sot rreth orës 19:30, në…

Lajme

14/03/2026 21:10

Një incident ka ndodhur ndërmjet disa të rinjve, sonte në Prishtinë.

Incidenti ka ndodhur në lagjen Aktash – teksa njësitet policore kanë nisur hetimet.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili pohoi se një person është lënduar nga një mjet i mprehtë.

“Sot rreth orës 19:30, në rrugën “Anton Çeta” në Prishtinë, disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Sipas informatave fillestare, një person dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor” deklaroi Pllana.

Ky i fundit bëri me dije se policia po e heton rastin.

“Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa në koordinimin me prokurorin e Shtetit po zhvillohen procedurat e mëtejme hetimore” shtoi Pllana./Lajmi.net/