Mbyllet rruga në Jarinjë, serbët në protestë

Qarkullimi për vetura është mbyllur në pikëkalimin kufitar  në Jarinjë. Kjo pikë është paralajmëruar se do të jetë e mbyllur për dy orë. Protesta po mbahet nga një grup të rinjsh serb, në prag të zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë. Siç ka njoftuar dje Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra…

Lajme

14/03/2026 17:08

Qarkullimi për vetura është mbyllur në pikëkalimin kufitar  në Jarinjë. Kjo pikë është paralajmëruar se do të jetë e mbyllur për dy orë.

Protesta po mbahet nga një grup të rinjsh serb, në prag të zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë.

Siç ka njoftuar dje Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, rruga do të jetë e bllokuar nga ora 16:00 deri 18:00.

“Ju inkurajojmë që nesër të shmangni qarkullimin në këtë PKK dhe të zgjidhni PKK tjera për qarkullim”, është thënë në njoftim.