​Ulutash i KFOR-it: Në fund të fundit, siguria e qëndrueshme në Kosovë varet nga një zgjidhje politike

Komandani i KFOR-it, Ozkan Ulutash ka thënë se siguria e qëndrueshme në Kosovë në fund të fundit varet nga një zgjidhje politike. Ai e ka bërë këtë koment në një intervistë për mediet serbe në Beograd, të cilën ua ka shpërndarë medieve në Kosovë, të shtunën. “KFOR vazhdon të përmbushë mandatin e tij të kahershëm…

Lajme

14/03/2026 15:36

Komandani i KFOR-it, Ozkan Ulutash ka thënë se siguria e qëndrueshme në Kosovë në fund të fundit varet nga një zgjidhje politike.

Ai e ka bërë këtë koment në një intervistë për mediet serbe në Beograd, të cilën ua ka shpërndarë medieve në Kosovë, të shtunën.

“KFOR vazhdon të përmbushë mandatin e tij të kahershëm të Kombeve të Bashkuara, duke kontribuar për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues ndaj sigurisë”, ka thënë Ulutash, përcjellë KosovaPress.

“…Megjithatë, siguria e qëndrueshme në Kosovë në fund të fundit varet nga një zgjidhje politike”. Për këtë arsye, sipas Ulutash, KFOR vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Ky është kuadri për të gjetur zgjidhje për çështjet e mbetura pezull, duke respektuar të drejtat e të gjitha komuniteteve”, ka thënë ai.