Kallas pasi Kurti bëri kompromis për Ligjin për të Huajt: Moment i ri për dialogun, unë jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti
Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka reaguar pas pajtimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të bërë një kompromis me Bashkimin Evropian në mënyrë që të lehtësohet zbatimi i Ligjit për të Huajt për komunitetin serb në Kosovë. Kallas e ka përshkruar këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm përpara, duke theksuar rëndësinë…
Lajme
Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka reaguar pas pajtimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të bërë një kompromis me Bashkimin Evropian në mënyrë që të lehtësohet zbatimi i Ligjit për të Huajt për komunitetin serb në Kosovë.
Kallas e ka përshkruar këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm përpara, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së shërbimeve publike dhe zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, transmeton lajmi.net.
Ajo gjithashtu shprehu gatishmërinë për të organizuar një takim të nivelit të lartë së shpejti për të avancuar dialogun Beograd–Prishtinë.
“Marrëveshja e sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt shënon një hap të rëndësishëm përpara për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë. Është thelbësore të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike. Faleminderit të gjithëve që u angazhuan në mënyrë konstruktive për ta bërë këtë të mundur. Duke ecur përpara, zbatimi i marrëveshjeve të kaluara mbetet jetik. Ky progres krijon një moment të ri për Dialogun Beograd-Prishtinë, dhe unë jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti”, ka shkruar Kallas./lajmi.net/
Today’s agreement on civil registration and the Law on Foreigners marks an important step forward for the benefit of all people in Kosovo. It is essential to ensure continuity in delivery of public services.
Thank you to everyone who engaged constructively to make this possible.…
— Kaja Kallas (@kajakallas) March 14, 2026