Kurti: Procesi për ligjin për të huajt do të bëhet në koordinim me BE-në dhe serbët lokalë

Kryeministri i Kosovo, Albin Kurti, ka deklaruar se zbatimi i ligjeve që lidhen me të huajt dhe automjetet do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimi Evropian dhe me komunitetin serb në vend. Pas takimit që zhvilloi të shtunën në mëngjes me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, Kurti…

Lajme

14/03/2026 09:17

Kryeministri i Kosovo, Albin Kurti, ka deklaruar se zbatimi i ligjeve që lidhen me të huajt dhe automjetet do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimi Evropian dhe me komunitetin serb në vend.

Pas takimit që zhvilloi të shtunën në mëngjes me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, Kurti theksoi se qëllimi i këtij procesi është integrimi i plotë në kuadër të rendit ligjor të vendit, pa cenuar të drejtat e qytetarëve, transmeton lajmi.net.

“Qëllimi final i inkorporimit nuk është zvogëlim i cilësdo të drejtë, por fuqizim i tyre. Rrjedhimisht asnjë qytetar i Kosovës nuk e ka arsyen më të vogël që t’i druhet këtij inkorporimi, por t’i gëzohet benefiteve nga i gjithë ky proces.

I gjithë ky proces do të bëhet në koordinim të ngushtë me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialog, por edhe në koordinim të vazhdueshëm me serbët lokalë.

Për ne është me rëndësi që gjatë legalizimit, qytetarët serbë të besojnë në përfitimet nga procesi dhe detyrimet që burojnë nga marrëveshjet e Brukselit dhe korniza ligjore e Kosovës.

Duke u siguruar që nuk vjen deri te pengesat në ofrimin e shërbimeve bazike në arsim e shëndetësi, Qeveria do të fillojë me inkorporimin e sistemit arsimor dhe shëndetësor brenda kornizës ligjore të vendit tonë.

Qeveria do të pajiset nga krerët lokalë me listat e stafit akademik dhe shëndetësor që janë të angazhuar në ofrimin e këtyre shërbimeve, lista këto që do të shërbejnë si bazë për dhënien e lejeve të qëndrimit të përkohshme për qytetarët e huaj që aplikojnë në MBB”./lajmi.net/