Gërvalla e quan “lajmi i ditës” zgjedhjen e Arian Gashit në krye të Këshillit Prokurorial
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla e ka cilësuar si lajm të ditës zgjedhjen e kryesuesit të Këshillit Prokuoriral të Kosovës. Ajo deklaroi se kjo i kontribuon zbatimit të reformës së nisur kohë më parë nga institucionet tona për një shtet të së drejtës dhe një sistem prokurorial funksional. “Funksionalizimi i plotë i Këshillit Prokurorial është…
Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla e ka cilësuar si lajm të ditës zgjedhjen e kryesuesit të Këshillit Prokuoriral të Kosovës.
Ajo deklaroi se kjo i kontribuon zbatimit të reformës së nisur kohë më parë nga institucionet tona për një shtet të së drejtës dhe një sistem prokurorial funksional.
“Funksionalizimi i plotë i Këshillit Prokurorial është thelbësor për zbatimin dhe thellimin e reformës në drejtësi, si dhe për forcimin e pavarësisë, integritetit dhe llogaridhënies në sistemin prokurorial”,deklaroi Gërvalla, transmeton lajmi.net.
Ajo gjithashtu tha se pret që përbërja e re të kontribuojë me përgjegjësi në avancimin e mëtejshëm të reformës dhe në forcimin e sundimit të ligjit në vend.
“Shteti ligjor është realitet vetëm kur ligji e drejtësia sundon mbi çdo ndikim tjetër”./Lajmi.net/