Kurti flet pak për Osmanin: Ajo është Presidente unë Kryeministër, por zgjedhjet s’kishin si të mbaheshin as me 21 dhjetor as më 4 janar
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Kurti tha se nuk ka se çfarë të shtoj prej konferencës për media që kam pasur para një jave dhe besoj se s’është e nevojshme të përsëris veten. Përpos kësaj Kurti është pyetur edhe në lidhje me disa deklarime…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Kurti tha se nuk ka se çfarë të shtoj prej konferencës për media që kam pasur para një jave dhe besoj se s’është e nevojshme të përsëris veten.
Përpos kësaj Kurti është pyetur edhe në lidhje me disa deklarime publike që pati presidentja Vjosa Osmani gjatë javës që po lëm pas.
Por Kurti zgjodhi të mos flasë shumë për Osmanin, por për procesin në përgjithësi.
Kurti thjesht tha se ajo është presidente si kre e shtetit dhe se tashmë Gjykata Kushtetuese do të flasë në lidhje me këto çështje.
Kurti u pyet edhe për deklarimin e Vjosa Osmanit kur tërthroazi e pranoi se në fakt ia kishte mundësuar 28 dhjetorin si datë të zgjedhjeve.
“Ajo është presidente si kreu e shtetit, unë jam kryeministri dhe besoj se tani kemi një çështje që ndodhet në Kushtetuese ndërkaq theksi duhet të vihet në faktin se vitin e kaluar patëm 4 palë zgjedhje dhe jam i bindur se nuk kemi pse e përsërisim këtë pasi është vit i ri. S’është e drejtë dhe as e dobishme të kemi zgjedhje të përsëritura prandaj duhet pasur marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit. Qytetarët presin stabilitet institucional,e jo zgjedhje të përsëritura. S’ka nevojë për zgjedhje të përsëritura por të kemi aktgjykimin e Kushtetutës të filloj Kuvendi e të punoj. S’bëhet fjalë më kush e ka shumicën dërmuese, por zgjedhjet do kushtonin 10 milionë euro”,deklaroi Kurti gjatë përurimit të hapësirave të renovuara në Institutin e Anatomisë Patologjike.
Ai tha se s’beson që duhen zgjedhjet e reja, transmeton lajmi.net.
“S’besoj që na duhen zgjedhjet e reja për të pasur garë se a do t’i bëjmë 80 deputetë. Është e domosdoshme që të funksionalizohet Kuvendi e të mos shkojmë në zgjedhje të panevojshme. Për bindjen time zgjedhjet s’kanë qenë të mundur të bëhen më 21 dhjetor sepse ekziston edhe shkresa e KQZ-së ku thuhej se është e pamundur për afatet kohore për teknik e logjistik.Kishim dy raunde të zgjedhje lokale e hymë në proceset e zgjedhjeve parlamentare ende pa u bërë certifikimi i atyre lokale. Pra s’ka pasur datë përpos 28 dhjetor.Nëse dikush mendon që më 4 janar as kjo s’ka qenë e mundur për shkak të buxhetit”,shtoi Kurti.
Gjithashtu kryeministri i vendit njoftoi se qysh në fillim të javës do të thërrasë sërish në takim kryetarët e partive opozitare.
“Së pari unë kam zhvilluar tri takime me kryetarin e LDK-së dhe dy me atë të PDK-së fatkeqësisht në 48 orët e fundit para 5 marsit nuk pat asnjë takim dhe mendoj se kjo ka qenë dëm dhe gabim. Është dashur të takohemi edhe në 48 orët e fundit dhe vetëm kru u bë e pamundur figura konsensuale e PDK kërkoi që ne t’ia sigurojmë votat për dy kandidatët e saj pa ia treguar emrat, ne e nxorëm emrin e Konjufcës dhe sërish pritëm e u refuzu takimi me mua. E tri orë para mesnatës nxorëm edhe emrin e Mulhaxha Kollcaku. Besoj se me krerët e opozitës duhet të takohemi e qysh sot do t’u çoj ftesa për t’u takuar qysh në javët e ardhshme. Gjasat për konsensus caktohet vetëm nga të tjerët, pasi gatishmëria jonë për konsesus është e plotë”./Lajmi.net/