Nuk iu bind urdhrave të policisë në Dheu i Bardhë, arrestohet një person

Një person është arrestuar të enjten në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë pasi nuk ka përfilluar urdhrat e zyrtarëve policorë. Sipas policisë, i njëjti ka tentuar të largohet me veturë nga vendi i ngjarjes. “I dyshuari gjatë arrestimit kishte rezistuar ku kishte pësuar lëndime, dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim…

Lajme

13/03/2026 09:40

Një person është arrestuar të enjten në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë pasi nuk ka përfilluar urdhrat e zyrtarëve policorë.

Sipas policisë, i njëjti ka tentuar të largohet me veturë nga vendi i ngjarjes.

“I dyshuari gjatë arrestimit kishte rezistuar ku kishte pësuar lëndime, dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin policor.