Po luanin bixhoz brenda një lokali në Malishevë, arrestohen pesë persona

Një rast i organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm është raportuar dje në Malishevë. Policia ka arrestuar pesë të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit brenda një lokali janë hasur duke luajtur bixhoz. Në lokal janë hasur edhe aparate të lojërave të fatit, te cilat me vendim të prokurorit janë sekuestruar , ndërsa…

Lajme

13/03/2026 09:11

Një rast i organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm është raportuar dje në Malishevë.

Policia ka arrestuar pesë të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit brenda një lokali janë hasur duke luajtur bixhoz.

Në lokal janë hasur edhe aparate të lojërave të fatit, te cilat me vendim të prokurorit janë sekuestruar , ndërsa te dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/