Irani mohon vendosjen e minave në Ngushticën e Hormuzit, paralajmëron vendet që “iu bashkuan agresionit”

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Majid Takht-Ravanchi, ka hedhur poshtë pretendimet se vendi i tij po vendos mina detare në Ngushtica e Hormuzit, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se kishin goditur anije që dyshohej se ishin pajisur për këtë qëllim pranë rrugës së anijeve në këtë kanal strategjik. Në një prononcim…

Bota

12/03/2026 18:49

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Majid Takht-Ravanchi, ka hedhur poshtë pretendimet se vendi i tij po vendos mina detare në Ngushtica e Hormuzit, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se kishin goditur anije që dyshohej se ishin pajisur për këtë qëllim pranë rrugës së anijeve në këtë kanal strategjik.

Në një prononcim për Agence France-Presse, Takht-Ravanchi tha se disa shtete kanë qenë në kontakt me Teheranin për çështjen e kalimit nëpër ngushticë dhe se bashkëpunimi me to ka vazhduar, transmeton lajmi.net.

“Disa vende kanë folur tashmë me ne për kalimin e Ngushticës dhe ne kemi bashkëpunuar me ta”, u shpreh ai.

Megjithatë, ai paralajmëroi se shtetet që, sipas tij, “iu bashkuan agresionit” kundër Iranit nuk duhet të presin të përfitojnë nga kalimi i sigurt në këtë rrugë detare. Sipas tij, autoritetet iraniane synojnë të sigurojnë që konflikti të mos i imponohet sërish vendit.

Takht-Ravanchi kujtoi gjithashtu zhvillimet e vitit të kaluar, duke theksuar se pas shpërthimit të luftës në qershor u arrit një ndërprerje e armiqësive pas 12 ditësh. Megjithatë, sipas tij, disa muaj më vonë palët kundërshtare u riorganizuan dhe situata u përshkallëzua sërish.

“Kur filloi lufta qershorin e kaluar, pas 12 ditësh pati të ashtuquajturin ndërprerje të armiqësive… por pas tetë ose nëntë muajsh, ata u riorganizuan dhe e bënë përsëri”, deklaroi ai./lajmi.net/