Fatmir Shehollit, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
Gjykata e Prishtinës ka vendosur të vazhdojë masën e paraburgimit ndaj Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh, për edhe dy muaj. Zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi, ka bërë të ditur për Lajmi.net se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar vazhdimin e masës së paraburgimit. “Pas shqyrtimit…
Lajme
Gjykata e Prishtinës ka vendosur të vazhdojë masën e paraburgimit ndaj Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh, për edhe dy muaj.
Zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi, ka bërë të ditur për Lajmi.net se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar vazhdimin e masës së paraburgimit.
“Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.SH., i dyshuar për veprën penale spiunazh, gjyqtarja e procedurës paraprake, përmes Aktvendimit të datës 09.03.2026, ka aprovuar kërkesën e PSRK-së. Masa e paraburgimit i është vazhduar për dy muaj dhe do të llogaritet deri më 08.05.2026,” tha Gashi.
Sheholli ishte arrestuar më 09.10.2025 nën dyshimet për spiunazh./Lajmi.net/