Ademi takon ministrin Gashani: Folëm për sfidën kryesore të futbollit në Kosovë që vazhdon të mbetet infrastruktura sportive
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi bashkë me nënkryetarin Agim Dibrani dhe anëtarin e KE të FFK-së, Samir Ujkanin ka takuar ministrin e ri të Sportit, Blerim Gashanin. Ademi e ka uruar Gashanin për detyrën e re ndërsa ka thëksuar se është mirë që në krye të këtij dikasteri tashmë është një ish-futbollisht dhe një pasionant i…
Sport
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi bashkë me nënkryetarin Agim Dibrani dhe anëtarin e KE të FFK-së, Samir Ujkanin ka takuar ministrin e ri të Sportit, Blerim Gashanin.
Ademi e ka uruar Gashanin për detyrën e re ndërsa ka thëksuar se është mirë që në krye të këtij dikasteri tashmë është një ish-futbollisht dhe një pasionant i madh të futbollit.
“Ministrin e njoftova për rrugëtimin dhe zhvillimin e Federatës, për organizimin e garave vendore si dhe për punën dhe përfaqësimin e ekipeve tona kombëtare, teksa i shpreha gatishmërinë e plotë të FFK-së për bashkëpunim të vazhdueshëm, duke qenë se përmes futbollit ne përfaqësojmë dhe promovojmë shtetin tonë në arenën ndërkombëtare. Ministri shprehu kënaqësinë që na mirëpriti, derisa vlerësoi punën tonë dhe na përgëzoi për performancën dhe sukseset e arritura. Ai theksoi se për të sporti nuk është vetëm obligim institucional, por edhe një pasion i veçantë. Ai garantoi se bashkëpunimi me Federatën e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë dhe do të forcohet edhe më tej”, ka thënë Ademi.
Ai ka thëksuar sfidën kryesore për futbollin në Kosovë, që ka thënë se vazhdon të mbetet infrastruktura sportive.
“Shprehëm nevojën që Ministria e Sportit të vazhdojë me ritëm të përshpejtuar punën për ndërtimin dhe përfundimin e stadiumeve, të cilat janë jetike për zhvillimin e futbollit dhe për organizimin dinjitoz të ndeshjeve vendore e ndërkombëtare. Ministri na njoftoi se është duke zhvilluar vizita në stadiumet që janë në ndërtim, e për të cilat konfirmoi se janë prioritet i ministrisë. Tha se nuk do të tolerohen vonesa të pajustifikuara, pasi përfundimi i këtyre projekteve është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e sportit dhe për krijimin e kushteve më të mira për futbollin në vend”, ka shkruar Ademi.
Ai ka thënë se në takim kanë diskutuar edhe për ndeshjet e radhës të Kombëtares së Kosovës në kuadër të ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026, si dhe për rëndësinë e mbështetjes institucionale për organizimin sa më të mirë për këto ndeshje. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: