QKUK publikon rezultatet përfundimtare të konkursit për profilet shëndetësore

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se procesi i rekrutimit për profilet shëndetësore, përfshirë infermier me bachelor dhe me shkollë të mesme, laborant mjekësor me bachelor, fizioterapeut me bachelor, teknik të fizioterapisë, teknik të radiologjisë me bachelor, mami dhe profile të tjera të ngjashme, është përfunduar sipas procedurave të përcaktuara. Rezultatet përfundimtare janë…

Lajme

12/03/2026 12:20

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se procesi i rekrutimit për profilet shëndetësore, përfshirë infermier me bachelor dhe me shkollë të mesme, laborant mjekësor me bachelor, fizioterapeut me bachelor, teknik të fizioterapisë, teknik të radiologjisë me bachelor, mami dhe profile të tjera të ngjashme, është përfunduar sipas procedurave të përcaktuara.

Rezultatet përfundimtare janë publikuar në web-faqen zyrtare të QKUK-së, dhe kandidatët që kanë kaluar me sukses fazat e rekrutimit do të njoftohen nga Zyra e Personelit e QKUK-së për fillimin e punës, në përputhje me mundësitë buxhetore për vitin 2026 dhe renditjen përfundimtare të listës.

Ky konkurs ka karakter vjetor dhe gjatë vitit do të vazhdojë thirrja e kandidatëve për plotësimin e vendeve të lira të punës, sipas renditjes në listën përfundimtare. Të gjithë kandidatët që do të ftohen për punësim do të kontaktohen për procedurat administrative dhe caktimin e datës së fillimit të punës.

QKUK thekson se ky njoftim ka për qëllim informimin e kandidatëve mbi vazhdimësinë e procesit të thirrjes në punë gjatë vitit, bazuar në nevojat dhe mundësitë buxhetore të institucioni. /Lajmi.net/