Berisha kritikon qeverinë: Policia e Kosovës po përballet me mungesë uniformash, pajisjesh dhe probleme të mëdha

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha e ka quajtur të rëndë gjendjen në kampet e Policisë së Kosovës, me theks ato në “Belvedere”, që është qendra kryesore e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, dhe e cila që nga korriku 2023, mban zyrtarisht emrin e heroit Enver Zymeri. Referuar këtyre pamjeve të…

Lajme

12/03/2026 11:27

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha e ka quajtur të rëndë gjendjen në kampet e Policisë së Kosovës, me theks ato në “Belvedere”, që është qendra kryesore e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, dhe e cila që nga korriku 2023, mban zyrtarisht emrin e heroit Enver Zymeri.

Referuar këtyre pamjeve të publikuara nga “Vox Kosova”, Berisha theksoi se një situatë si kjo nuk ka qenë kurrë më parë.

Berisha kritikoi gjendjen e sektorit të Policisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si “të mjerueshme dhe të tmerrshme”.

Berisha ka theksuar se gjendja aktuale në polici, ushtri dhe inteligjencë është më e rëndë se çdo herë tjetër dhe se qeveria aktuale, pavarësisht buxhetit dhe mundësive, nuk ka kryer punët e nevojshme për këtë sektor.

“Ju e keni parë që ndahet buxheti, por punët kurrë nuk kryhen. Gjendja është e keqe. Policia e Kosovës është në gjendje të rëndë, për të mos thënë që nuk kanë as uniforma e as veshmbathje,” tha Berisha.

Ai paralajmëroi se së shpejti AAK-ja do të mbajë një konferencë të veçantë për të diskutuar në detaje gjendjen e Policisë së Kosovës dhe sfidat në këtë sektor. /Lajmi.net/