Rudolph vizitoi ushtarët gjermane në kampin Bondsteel: Angazhimi juaj vazhdon të mbështesë paqen dhe sigurinë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph ka vizituar ushtarët gjermanë që shërbejnë në KFOR në Kampin Bondsteel. Ai i ka falënderuar të gjithë ushtarët gjermanë ndërsa ka thënë se angazhimi i tyre vazhdon të mbështes paqen dhe sigurinë. “Ata luajnë një rol të rëndësishëm në përpjekjet paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë – duke kryer…

Lajme

12/03/2026 09:53

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph ka vizituar ushtarët gjermanë që shërbejnë në KFOR në Kampin Bondsteel.

Ai i ka falënderuar të gjithë ushtarët gjermanë ndërsa ka thënë se angazhimi i tyre vazhdon të mbështes paqen dhe sigurinë.

“Ata luajnë një rol të rëndësishëm në përpjekjet paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë – duke kryer patrullime, duke u trajnuar me partnerët dhe duke ruajtur aftësitë për t’u përgjigjur shpejt nëse situata e sigurisë e kërkon”, ka thënë Rudolph.

Rudoplh ka marrë informacion të detajuar mbi misionet aktuale, aftësitë operacionale dhe pajisjet teknike të përdorura gjatë patrullave dhe vëzhgimeve kufitare përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.

“Ai u takua gjithashtu me togën lituaneze që aktualisht shërben si pjesë e kompanisë gjermane. Vizita përfshinte një informim në terren në pikën e vëzhgimit të CBS, një turne në kamp dhe ndalesa në zonat kryesore operative. Nga automjetet moderne të blinduara deri te sistemet e avancuara të mbikëqyrjes, Ambasadori vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e trupave në përmbushjen e mandatit të KFOR-it”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: