Disa lagje të Prishtinës pritet të mbesin pa ujë shkaku i punimeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Prishtina ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë punime në disa zona të Prishtina, ndërsa si pasojë pritet ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë për konsumatorët në këto lokacione deri në përfundimin e intervenimeve. Sipas njoftimit të kompanisë, punimet do të realizohen në disa rrugë të…

Lajme

12/03/2026 09:36

Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Prishtina ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë punime në disa zona të Prishtina, ndërsa si pasojë pritet ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë për konsumatorët në këto lokacione deri në përfundimin e intervenimeve.

Sipas njoftimit të kompanisë, punimet do të realizohen në disa rrugë të qytetit ku ekipet teknike do të intervenojnë në rrjetin e ujësjellësit.

Lokacionet ku do të zhvillohen punimet janë:

  • Rruga “Enver Maloku”;
  • Rruga “Salih Nivica”;
  • Rruga “Bislim Makolli”;
  • Rruga “Perandori Justinian”;
  • Rruga “Mark Sopi”;
  • Rruga “Peshteri”;
  • Rruga “Sheshi i Arbërit”.

Nga KRU Prishtina kanë kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për ndërprerjet e përkohshme që mund të shkaktohen gjatë realizimit të punimeve.

“Ju falënderojmë për mirëkuptim gjatë zhvillimit të punimeve”, thuhet në njoftimin e kompanisë.