Krizat institucionale i humbën vite Kosovës, paralajmërohet se edhe 2026-ta do të jetë “vit i humbur”
Vlerësimi negativ që mori Kosova për vitin 2025 nga raportuesi evropian Riho Terras si shkak i bllokadës institucionale më shumë se një vjeçare, duket se do ta përcjellë edhe vitin 2026. Në raportin e Terrasit, 2025 ta konsiderohet vit i humbur për Kosovën, pasi siç thuhet për shkak të zgjedhjeve të rregullta në shkurt, as…
Lajme
Vlerësimi negativ që mori Kosova për vitin 2025 nga raportuesi evropian Riho Terras si shkak i bllokadës institucionale më shumë se një vjeçare, duket se do ta përcjellë edhe vitin 2026.
Në raportin e Terrasit, 2025 ta konsiderohet vit i humbur për Kosovën, pasi siç thuhet për shkak të zgjedhjeve të rregullta në shkurt, as trupi legjislativ as Qeveria nuk u funksionalizuan.
Drejtoresha e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Njomza Arifi thotë se raporti është vetëm një rikonfirmim i pasojave që ka shkaktuar kriza institucionale e viti të kaluar e cila, sipas saj, mund të thellohet gjatë këtij viti.
“Raporti ka konfirmuar atë çka ne kemi thënë qe 2025 ka qene i humbur sa i përket reformave ne rrugëtimin integrues të Kosovës…Brukseli po i sheh me shqetësim zhvillimet e fundit duke konsideruar se kriza politike e2025 vetëm sa mund të thellohet me zhvillimet e fundit. Prandaj është një lloj paralajmërimi se kriza e 2025 mund të thellohet duke krijuar situatë me te rrezikshme për reformat. Kjo varet çka thotë gjykata por te gjitha veprimet e deritanishme tregojnë për një krize te thele institucionale qe i bie qe mund te jetë vit i humbur nëse Kosova nuk arrin shumë shpejtë të dalë nga ky jostabilitet institucional”, tha Arifi per rtv21
Një nga pasojat e krizës aktuale institucionale që shkaktoi çështja e presidentit të ri ishte shtyrja e vizitës së komisionares për Zgjerim të BE-së, Marta Kos për në Kosovë.