Policia jep detaje se ku u gjet i vdekur Alush Kastrati, ishte zhdukur që nga 7 marsi

Alush Kastrati, u gjet sot i vdekur pas disa ditësh kërkimi. 80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit, ishte shpallur i zhdukur nga 7 marsi. Për gjetjen e tij, policia ka dhënë detaje përmes një komunikate për media.Trupi i pajetë i të ndjerit ishte gjetur disa kilometra larg fshatit Zatriq. “Trupi i gjetur, bazuar në…

Lajme

11/03/2026 18:18

Alush Kastrati, u gjet sot i vdekur pas disa ditësh kërkimi. 80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit, ishte shpallur i zhdukur nga 7 marsi.

Për gjetjen e tij, policia ka dhënë detaje përmes një komunikate për media.Trupi i pajetë i të ndjerit ishte gjetur disa kilometra larg fshatit Zatriq.

“Trupi i gjetur, bazuar në përshkrimet dhe të dhënat e njohura, dyshohet të jetë i personit të raportuar si i zhdukur në këtë rast.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.