Lladrovci kujton 11 marsin: Demonstratat e studentëve shënuan fillimin e fundit të regjimit jugosllav

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar përmes një postimi në Facebook demonstratat e 11 marsit 1981, duke vlerësuar guximin e studentëve dhe rëndësinë historike të asaj dite për popullin shqiptar. Sipas Lladrovcit, kërkesat e studentëve për republikë u përkrahën nga të gjithë atdhetarët shqiptarë që jetonin në ish-shtetin jugosllav, por ato u shuan me…

Lajme

11/03/2026 17:15

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar përmes një postimi në Facebook demonstratat e 11 marsit 1981, duke vlerësuar guximin e studentëve dhe rëndësinë historike të asaj dite për popullin shqiptar.

Sipas Lladrovcit, kërkesat e studentëve për republikë u përkrahën nga të gjithë atdhetarët shqiptarë që jetonin në ish-shtetin jugosllav, por ato u shuan me gjak. Ai thekson se terrori shtetëror pas 11 marsit bëri që shqiptarët të bashkoheshin më shumë se kurrë rreth kauzës së çlirimit.

Demonstratat e vitit 1981, sipas Lladrovcit, u bënë pikë reference për popujt e shtypur të bllokut socialist dhe shënuan fillimin e rezistencës paqësore, që më vonë vijoi me aksione të armatosura deri në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“11 Marsi shënon fillimin e fundit të regjimit jugosllav dhe kufirin e territ me agun e lirisë. Lavdi bijave e bijve më të devotshëm të kombit që ranë në barrikada! Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!”, ka shkruar kryetari Lladrovci. /Lajmi.net/