Gjendet Alush Kastrati, 80 vjeçari që ishte zhdukur tash e katër ditë në Zatriq të Rahovecit

Është gjetur Alush Kastrati, 80 vjeçari i cili ishte zhdukur më datë 7 mars 2026 në Zatriq të Rahovecit. Lajmin e ka konfirmuar Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, të cilët kanë njoftuar se ai është gjetur në bashkëpunim me FSK-në dhe Policinë e Kosovës. “Falënderojmë të gjithë vullnetarët, institucionet dhe qytetarët që kontribuan…

Lajme

11/03/2026 16:04

Është gjetur Alush Kastrati, 80 vjeçari i cili ishte zhdukur më datë 7 mars 2026 në Zatriq të Rahovecit.

Lajmin e ka konfirmuar Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, të cilët kanë njoftuar se ai është gjetur në bashkëpunim me FSK-në dhe Policinë e Kosovës.

“Falënderojmë të gjithë vullnetarët, institucionet dhe qytetarët që kontribuan dhe ndihmuan gjatë këtij operacioni kërkimi. Bashkëpunimi dhe solidariteti juaj ishin shumë të rëndësishëm në këtë mision”, ka njoftuar ShKK.

Në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, nuk kanë dhënë detaje por kanë thënë se do të informojnë në vazhdim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: