Irani thotë se nuk do të lejojë “asnjë litër naftë” të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit
Irani thotë se politika e tij për sulme reciproke “ka mbaruar”, thotë në një deklaratë një zëdhënës i selisë së komandës ushtarake Khatam al-Anbiya të Teheranit. Politika e Teheranit tani do të jetë “sulm pas sulmi”, thotë zëdhënësi Ebrahim Zolfaqari. Teherani “nuk do të lejojë as edhe një litër naftë” të kalojë nëpër Ngushticën e…
Bota
Irani thotë se politika e tij për sulme reciproke “ka mbaruar”, thotë në një deklaratë një zëdhënës i selisë së komandës ushtarake Khatam al-Anbiya të Teheranit.
Politika e Teheranit tani do të jetë “sulm pas sulmi”, thotë zëdhënësi Ebrahim Zolfaqari.
Teherani “nuk do të lejojë as edhe një litër naftë” të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit për të arritur në SHBA, Izrael dhe partnerët e tyre, shton Zolfaqari, shkruan BBC.
“Çdo anije ose cisternë e lidhur me to do të jetë një objektiv legjitim”.
“Përgatituni që fuçia e naftës të jetë 200 dollarë sepse çmimi i naftës varet nga siguria rajonale të cilën e keni destabilizuar”, shton zëdhënësi.