Haxhiu takon ambasadorin e Turqisë, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı. Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, transmeton KosovaPress. Kryetarja Haxhiu vlerësoi…

Lajme

11/03/2026 12:33

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, transmeton KosovaPress.

Kryetarja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Republikën e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe parlamentar në të ardhmen.