Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit – Sot afati i fundit për dorëzimin e komenteve në Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese është duke e proceduar kërkesën e kryeministrit Albin Kurti ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Pas vendosjes së masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese, zëdhënësi i këtij institucioni Veton Dula bëri të ditur për RTV21 se sot përfundon afati për dorëzimin e komenteve nga palët e interesit. “Kjo lëndë…
Lajme
Gjykata Kushtetuese është duke e proceduar kërkesën e kryeministrit Albin Kurti ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Pas vendosjes së masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese, zëdhënësi i këtij institucioni Veton Dula bëri të ditur për RTV21 se sot përfundon afati për dorëzimin e komenteve nga palët e interesit.
“Kjo lëndë është duke u proceduar. Afati për dorëzimin e komenteve nga palët e interesit në këtë rast, përfundon më 11 mars 2026.”, tha Dula.