A mund të luaj Irani në Kupën e Botës që mbahet këtë vit në ShBA, Kanada dhe Meksikë? – Kjo është përgjigja e Trump!

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Irani është ‘i mirëpritur’ të luajë në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Amerikën e Veriut, pavarësisht luftës në Lindjen e Mesme, sipas presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Në një postim në Instagram, kreu i FIFA-s thotë se pati një takim me Presidentin e SHBA-së për…

Sport

11/03/2026 11:24

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Irani është ‘i mirëpritur’ të luajë në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Amerikën e Veriut, pavarësisht luftës në Lindjen e Mesme, sipas presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

Në një postim në Instagram, kreu i FIFA-s thotë se pati një takim me Presidentin e SHBA-së për të diskutuar përgatitjet për garën më vonë këtë vit, për të cilën ekipi iranian është kualifikuar.

Infantino thotë: “Gjatë diskutimeve, Presidenti Trump përsëriti se ekipi iranian është, sigurisht, i mirëpritur të garojë në turneun në Shtetet e Bashkuara”, raporton BBC.