Hamza kujton protestat e vitit 1981: Historia është shkruar edhe nga ata hapa të guximshëm të tyre, nderim për të gjithë pjesëmarrësit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka përkujtuar protestat e studentëve të marsit të 1981-tës. Ai ka thënë se në këto protesta, studentët u ngritën në emër të popullit tonë duke kërkuar liri, drejtësi dhe dinjitet, shkruan lajmi.net. “Historia e Kosovës është shkruar edhe nga ata hapa të guximshëm të tyre, që dolën në rrugë pa…

Lajme

11/03/2026 11:12

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka përkujtuar protestat e studentëve të marsit të 1981-tës.

Ai ka thënë se në këto protesta, studentët u ngritën në emër të popullit tonë duke kërkuar liri, drejtësi dhe dinjitet, shkruan lajmi.net.

“Historia e Kosovës është shkruar edhe nga ata hapa të guximshëm të tyre, që dolën në rrugë pa frikë, duke sfiduar padrejtësinë dhe hapur rrugën drejt së ardhmes. Nderim për të gjithë pjesëmarrësit në protestat e vitit 1981 në Kosovë”, ka shkruar Hamza në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: