Vazhdon kërkimi për 80 vjeçarin e zhdukur në Rahovec: Të angazhuar njësi të shumta të Policisë, FSK, ShKKSh e qytetarë të shumtë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se po vazhdon kërkimi për zhdukjen e Alush Kastratit, 80 vjeçarit që për herë të fundit është parë me datën 7 mars 2026, në fshatin Zatriq të Rahovecit. Sipas Policisë, sapo kanë marrë informacion ata kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në drejtim të gjetjes së tij, duke dal në terre…

Lajme

11/03/2026 10:59

Policia e Kosovës, ka njoftuar se po vazhdon kërkimi për zhdukjen e Alush Kastratit, 80 vjeçarit që për herë të fundit është parë me datën 7 mars 2026, në fshatin Zatriq të Rahovecit.

Sipas Policisë, sapo kanë marrë informacion ata kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në drejtim të gjetjes së tij, duke dal në terre dhe duke zhvilluar patrullime intensive në një perimetër të zgjeruar kërkimi, duke përfshirë zona malore dhe hapësira të tjera për rreth.

“Në operacionin e kërkimit janë angazhuar: njësitë patrulluese të Policisë së Kosovës, Njësia për Reagim të Shpejtë, njësia me dron për monitorim nga ajri, njësia K9 me qen kërkues. Gjithashtu në këtë operacion janë përfshirë edhe Njësia e Kërkim-Shpëtimit e FSK-së, zjarrfikësit, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, si dhe qytetarë vullnetarë që kanë ofruar mbështetje në terren. Në këtë iniciativë mbështetje ka ofruar edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, duke kontribuar në koordinimin e institucioneve lokale dhe komunitetit, për të ndihmuar në përpjekjet për gjetjen e personit të zhdukur”, ka njoftuar Policia.

Ata kanë shprehur mirënjohje dhe falënderim për të gjitha institucionet, ekipet profesionale dhe qytetarët vullnetarë të cilët janë angazhuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në këtë operacion kërkimi, duke treguar solidaritet dhe bashkëpunim në përpjekjet për gjetjen e personit të zhdukur. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: