VV i sulen ambasadorëve të vendeve mike – Rrustemi thotë se po bëjnë ndërhyrje ne Gjykatën Kushtetuese: I lus të mos e shkatërrojnë

Propaganda e re e VV-së ka marrë formë. Ish-deputeti, Adnan Rrustemi me anë të një postimi i është vënë në sulm kundër ambasadorëve të vendeve mike, transmeton lajmi.net. Ai me anë të një postimi të shkurtër i ka akuzuar se po ndërhyjnë në punën e Gjykatës Kushtetuese. Rrustemi shkoi aq larg se i akuzoi edhe…

Lajme

11/03/2026 10:50

Propaganda e re e VV-së ka marrë formë.

Ish-deputeti, Adnan Rrustemi me anë të një postimi i është vënë në sulm kundër ambasadorëve të vendeve mike, transmeton lajmi.net.

Ai me anë të një postimi të shkurtër i ka akuzuar se po ndërhyjnë në punën e Gjykatës Kushtetuese. Rrustemi shkoi aq larg se i akuzoi edhe për shkatërrim të këtij institucioni.

“I lus disa ambasadorë që të mos e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizita, takime e ndërhyrje, sepse dëmet për vendin tonë do të jenë të pariparueshme.”, u shpreh ai./lajmi.net/