Taekwondo: Bleron Ademi i argjendtë në Sllovenia Open G2 2026
Më datat 7–8 mars është zhvilluar turneu ndërkombëtar të taekwondos, Slovenia Open G2 2026, një nga garat më të rëndësishme të vitit me një konkurencë tejet të fortë nga e gjithë bota. Nga Kosova në këtë garë u paraqitën: Bleron Ademi – Senior -58kg, Valton Ademi – Senior -63kg dhe Elion Agushi – Senior -74kg…
Sport
Më datat 7–8 mars është zhvilluar turneu ndërkombëtar të taekwondos, Slovenia Open G2 2026, një nga garat më të rëndësishme të vitit me një konkurencë tejet të fortë nga e gjithë bota.
Nga Kosova në këtë garë u paraqitën: Bleron Ademi – Senior -58kg, Valton Ademi – Senior -63kg dhe Elion Agushi – Senior -74kg
Bleron Ademi shkëlqeu në këtë turne duke arritur të fitojë medaljen e argjendtë pas 5 ndeshjeve të zhvilluara, ku u ndal në finale.
Valtoni pati një paraqitje shumë të mirë duke u renditur i 5-ti në kategorinë e tij pas 3 ndeshjeve të zhvilluara ku u ndal në qerekfinale në ndeshjen për medalje.
Ndërsa Elioni performoi shumë mirë por u ndal në rrethin e parë, edhe pse ishte në avantazh gjatë ndeshjes por u dëmtua nga referimi.