Theret me thikë një person në Kaçanik
Një sulm fizik raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në Kaçanik. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshaur meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/