Akuzohet se i shkaktoi dëme miliona euro KEK-ut, Nagip Krasniqi përsëri sot para gjykatës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të mbahet seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i cili akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Seanca është paraparë të nisë në orën 09:30. Krasniqi po përballet me akuzat e ngritura nga organet e drejtësisë…

Lajme

11/03/2026 08:11

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të mbahet seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i cili akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Seanca është paraparë të nisë në orën 09:30.

Krasniqi po përballet me akuzat e ngritura nga organet e drejtësisë lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte në krye të KEK-ut.

Sipas akuzës, Krasniqi ka shkaktuar dëme financiare KEK-ut, disa milionë euro.

Lidhur me këtë rast, pritet që në seancën e sotme të vazhdojë shqyrtimi gjyqësor, ku palët do të paraqesin argumentet dhe provat e tyre para trupit gjykues.