Lufta në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Dubai arrijnë në Aeroportin e Shkupit
Sot pasdite, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit mbërriti grupi i dytë i qytetarëve të cilët sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, fluturuan shëndoshë e mirë nga Dubai dhe u larguan nga territori i Emirateve të Bashkuara Arabe. Autoritetet bëjnë të ditur se janë gjithsej 150 pasagjerë, nga të cilët 11 janë shtetas të Kosovës. Nga…
Lajme
Sot pasdite, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit mbërriti grupi i dytë i qytetarëve të cilët sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, fluturuan shëndoshë e mirë nga Dubai dhe u larguan nga territori i Emirateve të Bashkuara Arabe. Autoritetet bëjnë të ditur se janë gjithsej 150 pasagjerë, nga të cilët 11 janë shtetas të Kosovës.
Nga ky numër gjithashtu, 7 janë shtetas serb, 2 janë shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës, 2 janë shtetas shqiptarë, 1 është shtetas gjerman, 1 është shtetas armen dhe 1 është shtetas malazez, vijon njoftimi, transmeton Gazeta Express.
“Bazuar në një plan të përcaktuar më parë dhe në koordinim me institucionet kompetente, fluturimi u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, dhe kostot për zbatimin e tij u mbuluan plotësisht nga shteti”, thuhet tutje në njoftim.
Grupi i tretë i qytetarëve pritet të mbërrijë në Prishtinë nesër, me fluturim nga Riadi, Mbretëria e Arabisë Saudite.
Pamje:
🛬 Втората група македонски граѓани евакуирани од ОАЕ пристигна во Скопје
Попладнево на Меѓународниот аеродром Скопје пристигна втората група македонски граѓани кои безбедно полетаа од Дубаи и ја напуштија територијата на Обединетите Арапски Емирати. pic.twitter.com/i0GYPPmea7
— MFAFT North Macedonia 🇲🇰 (@MFA_MKD) March 10, 2026