Osmani: Kosova mbetet e përkushtuar për integrim në NATO
Vjosa Osmani, presidente e Republika e Kosovës, ka pritur në takim drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO (NALT), Sven Lange, si dhe përfaqësuesen e NATO-s, Blanca Hereza Atienza. Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe NATO-s, si dhe për rolin e kësaj aleance në ruajtjen…
Lajme
Vjosa Osmani, presidente e Republika e Kosovës, ka pritur në takim drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO (NALT), Sven Lange, si dhe përfaqësuesen e NATO-s, Blanca Hereza Atienza.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe NATO-s, si dhe për rolin e kësaj aleance në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend, transmeton lajmi.net.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë dhe vlerësoi kontributin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në zhvillimin e institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes në vend.
Ajo theksoi se mbështetja e NALT-it ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe profesionalizimin e Forca e Sigurisë së Kosovës, duke forcuar kapacitetet profesionale dhe institucionale të saj.
Gjatë takimit, Osmani vlerësoi edhe punën e gjeneral brigade Sven Lange, i cili po përmbyll mandatin e tij njëvjeçar si drejtor i NALT-it, duke e falënderuar për kontributin në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.
Në fund, presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për paqe, stabilitet dhe vlerat euroatlantike, si dhe për integrimin e vendit në NATO./lajmi.net/