Rritet numri i pacientëve me kancer, Shoqata e Onkologëve të Kosovës kërkon rritje të stafit

Shoqata e Onkologëve të Kosovës, është shprehur e shqetësuar në lidhje me situatën aktuale të shërbimeve onkologjike në vend, pasi sipas tyre numri i pacientëve me sëmundje malinje po vazhdon të rritet çdo vit. Ata kanë thënë se pavarësisht nevojës së madhe për shërbime onkologjike dhe ngarkesës në sistemin shëndetësor publik, specialistët e rinj të…

Lajme

10/03/2026 16:33

Shoqata e Onkologëve të Kosovës, është shprehur e shqetësuar në lidhje me situatën aktuale të shërbimeve onkologjike në vend, pasi sipas tyre numri i pacientëve me sëmundje malinje po vazhdon të rritet çdo vit.

Ata kanë thënë se pavarësisht nevojës së madhe për shërbime onkologjike dhe ngarkesës në sistemin shëndetësor publik, specialistët e rinj të onkologjisë po vazhdojnë të mbeten pa punë në institucione publike.

“Shoqata e Onkologëve të Kosovës vlerëson se çdo specialist i papunësuar përfaqëson një mundësi të humbur për diagnostikim më të shpejtë, trajtim më të personalizuar dhe përmirësim të përgjithshëm të kujdesit për pacientët me sëmundje malinje në Kosovë”, thuhet në reagim .

Ata kanë thënë se aplikimi i kimioterapisë dhe radioterapisë në nivel vendi realizohet kryesisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjë që krijon ngarkesë të madhe për sistemin dhe shpeshherë rezulton me vonesa në trajtimin e pacientëve.

“Në këtë kontekst, Shoqata e Onkologëve të Kosovës konsideron se angazhimi sa më i shpejtë i onkologëve të rinj do të kontribuonte drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve të shërbimeve onkologjike, përmirësimin e qasjes së pacientëve në trajtim dhe në uljen e kohës së pritjes për terapi. Shoqata u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të adresojnë me prioritet këtë çështje, duke krijuar mundësi për integrimin e specialistëve të rinj në sistemin shëndetësor publik dhe duke forcuar kapacitetet e shërbimeve onkologjike në vend. Përmirësimi i trajtimit të pacientëve me kancer duhet të mbetet prioritet i përbashkët institucional dhe profesional”, thuhet në reagim. /Lajmi.net/

Reagimi i plotë: