Rrahje te Stacioni i Autobusëve në Pejë, dy persona të lënduar dhe katër të arrestuar
Dy persona janë lënduar si pasojë e një rrahje që ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit e Autobusëve në Pejë. Në lidhje me rastin nga Policia janë arrestuar katër persona. Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. Gashi deklaroi se në këtë ngjarje është përdorur edhe mjeti i…
Lajme
Dy persona janë lënduar si pasojë e një rrahje që ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit e Autobusëve në Pejë.
Në lidhje me rastin nga Policia janë arrestuar katër persona.
Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Gashi deklaroi se në këtë ngjarje është përdorur edhe mjeti i mprehtë (thika).
“Dy persona janë dërguar për tretman mjekësor, derisa katër janë arrestuar në vendin e ngjarjes. Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00. Policia me njësitet relevante dal në vendin e ngjarjes derisa kanë nisur hetimet lidhur me rastin”, tha Gashi