Arifi për raportin Kurti-Osmani: Telenovel e dobët turke – Të dy ia humbën Kosovës gjashtë vite dhe e ndryshuan atë për të keq
Analisti politik Avni Arifi, ka reaguar në lidhje me deklaratat që Presidentja Vjosa Osmani ka dhënë dje dhe raportet mes saj e kryeministrit Albin Kurti. Ai ka thënë se raporti mes tyre filloi si historia më e madhe e shpresës politike në Kosovë, ku Kurti premtonte zhvillim dhe drejtësi ndërsa sipas tij Osmani mendonte se…
Lajme
Analisti politik Avni Arifi, ka reaguar në lidhje me deklaratat që Presidentja Vjosa Osmani ka dhënë dje dhe raportet mes saj e kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka thënë se raporti mes tyre filloi si historia më e madhe e shpresës politike në Kosovë, ku Kurti premtonte zhvillim dhe drejtësi ndërsa sipas tij Osmani mendonte se bota sillet rreth saj.
“Ajo ishte krijesë politike e LDK-së, aty u rrit, aty u edukua politikisht e aty u ba emën, por në momentin vendimtar braktisi kolegët e vet dhe e rrotulloj sofrën përmbys për karrike të presidentit. Ai, në anën tjetër, me logjikën e shkollës staliniste të politikës, nuk njeh shok, partner as koleg. Ai njeh veç vartës që i përdor sa i duhen, i shtrydh si limonin dhe pastaj i gjuan. E gjatë, shumë e gjatë është lista e limonave të tij”, ka shkruar Arifi.
Ai ka thënë se këta të dy flisnin për parime, për shtet e për ndryshim ndërsa në realitet përdorën pranimin e mashtrimit dhe thikës pas shpine, duke ia humbur shtetit të Kosovës gjashtë vite dhe duke e ndryshuar atë për të keq.
“Tash këtij tipit nuk i duhet më ajo, se limoni s’qet mo, por asaj madamit po i duhet ai. Po vajton sa shumë e ka dashtë e i ka shërbye. Klithma e zhurmë pa pikë dinjiteti. Vdiq shpresa. Por në politikë shpresa e rreme zgjat veç sa zgjat interesi. Telenovel e dobët turke me plot të marrë që synojnë të gjejnë fajtorin e me plot servilë që e lavdérojné të vetin e e shajnë tjetrin. Lum Kosova për parimet që keni”, ka shkruar Arifi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: