Osmani mbrëmë lavdëroi administratën Trump si më pro-Kosovë, Grenell shpërthen: Ekipi Kurti-Osmani ishte katastrofë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar dje se administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump ka qenë ndër më pro-Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, duke theksuar se nga Kosova nuk është kërkuar asnjë koncesion në raport me SHBA-të. Në një intervistë për Syri TV, Osmani tha se bashkëpunimi me United States ka hapur mundësi…

Lajme

10/03/2026 16:26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar dje se administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump ka qenë ndër më pro-Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, duke theksuar se nga Kosova nuk është kërkuar asnjë koncesion në raport me SHBA-të.

Në një intervistë për Syri TV, Osmani tha se bashkëpunimi me United States ka hapur mundësi të reja për Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe ka forcuar pozitën e saj diplomatike.

Ajo përmendi disa zhvillime që, sipas saj, kanë ndodhur falë këtij bashkëpunimi, duke përfshirë pjesëmarrjen në samitin e NATO në Washington dhe përfshirjen në Bordin e Paqes.

Sipas presidentes, Kosova nuk ka bërë asnjë koncesion në raport me aleatët ndërkombëtarë.

“Nuk kam bërë asnjë koncesion për Kosovën as me BE e as me SHBA”, deklaroi mbrëmë Osmani.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se me zyrtarë amerikanë është diskutuar edhe për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke theksuar se këto bisedime janë zhvilluar pa kërkuar lëshime nga Kosova.

Ndryshe Presidentja përmendi edhe programin e Millennium Challenge Corporation (MCC), duke thënë se projekti mbi 200 milionë dollarë është siguruar pas diskutimeve që ajo ka zhvilluar në Washington.

Megjithatë, deklaratat e saj kanë nxitur reagime të menjëhershme. Emisari presidencial për misione të veçanta, Richard Grenell, i cili ka qenë një nga zyrtarët kryesorë amerikanë të përfshirë në çështjet e Kosovës gjatë administratës Trump, e ka kundërshtuar ashpër këtë qëndrim.

Në një reagim publik, Grenell ka akuzuar Osmanin për deklarata të pavërteta, duke thënë se ajo dhe kryeministri Albin Kurti kanë qenë një “ekip i tmerrshëm”.

“Ajo po gënjen. Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë këtë. Ajo do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike”, ka deklaruar Grenell.

She’s lying.

The Kurti/Osmani team has been a disaster and we all see it clearly.

She will say anything for her own political survival. https://t.co/Qwzq8NbNDT

— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 10, 2026

data-is-last-node=”” data-is-only-node=””>Reagimi i tij vjen në një kohë kur në Kosovë po zhvillohen debate të shumta politike lidhur me marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë dhe zhvillimet e fundit institucionale në vend. /Lajmi.net/