Me 52 vjet burgim, dënohen 5 nga gjashtë të akuzuarit për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë
Departamenti për të Mitur, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të martë, ka shpallur aktgjykimin dënues për 5 nga gjashtë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë. Në grupin e dytë të të akuzuarve për këtë rast, gjykata ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar B.R, D.Rr, F.S, M.R dhe M.K, pasi…
Lajme
Departamenti për të Mitur, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të martë, ka shpallur aktgjykimin dënues për 5 nga gjashtë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë.
Në grupin e dytë të të akuzuarve për këtë rast, gjykata ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar B.R, D.Rr, F.S, M.R dhe M.K, pasi që të njëjtit, veç e veç e kanë kryer veprën penale të dhunimit.
B.R u dënua me 12 vite burgim, D.Rr. me 10 vite burgim, B.S me 10 vite burgim, F.S me 10 vite burgim dhe M.S me 10 vite burgim. Ndërsa për B.S i cili akoma gjendet në arrati, rasti është veçuar.
Avokatja Kimete Krasniqi, e cila në këtë rast ka përfaqësuar viktimën, ka thënë për Klan Kosovën se “për pesë nga të akuzuarit për të cilët lënda u kthye në rigjykim, sot u dha vendimi meritor, përsëri, duke u shpallur fajtorë për veprën që kanë kryer”.
Ajo ka shtuar se të gjitha provat në këtë rast u shqyrtuan dhe trupi gjykues morri vendim meritor edhe për këtë grup, duke u bazuar në të gjitha provat të cilat tregonin qartë se të akuzuarit e kanë kryer veprën penale me të cilën janë ngarkuar.
Në rigjykim ky rast u kthye, pasi që avokatët e paëve të përfshira ankimuan vendimin e Gjykatës Themelore në prill të vitit 2024, duke e quar rastin në Apel.
B.S. i cili aktualisht është në arrati, u dënua me 10 vjet burgim për veprën penale ‘Dhunimi” në këtë rast, në aktgjykimin e Gjytkatës Themelore në Prishtinë, në prill të vitit 2024. Por menjëherë pas shpalljes, ai është arratisur dhe nuk është lajmëruar më, por gjykata e veçoi gjykimin për të, duke mos e lënë pezull aktgjykimin për pjesën tjetër të grupit.
Ndryshe, për rastin e dhunimit të 11-vjeçares akuzohen 13 persona në dy raste të ndara. Lidhur në rastin e përfshirjes në dhunimin e 11-vjeçares në qershor të 2022-ës akuzohen tetë persona B.Rr., D.Rr., G.S., B.S., M.S., F.S., M.R., dhe E.S. Kurse, pesë të akuzuarit: E.R. dhe Sh.K., (madhor), si dhe tre të miturit G.R, G.J dhe Xh.S, akuzohen për përfshirje në rastin e dhunimit të 11-vjeçares, në muajin gusht të vitit 2022.