Arrestohen edhe dy persona për rastin “Lëndim i rëndë trupor” në Kaçanik
Dy persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me rastin e “Lëndimit të rëndë trupor” që ka ndodhur më 9 mars 2026 në Kaçanik. Sipas policisë, në vazhdën e hetimeve për këtë rast, hetuesit policorë kanë zhvilluar veprime intensive hetimore, me ç’rast janë identifikuar dhe arrestuar edhe dy persona të dyshuar për përfshirje në ngjarje.…
Lajme
Dy persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me rastin e “Lëndimit të rëndë trupor” që ka ndodhur më 9 mars 2026 në Kaçanik.
Sipas policisë, në vazhdën e hetimeve për këtë rast, hetuesit policorë kanë zhvilluar veprime intensive hetimore, me ç’rast janë identifikuar dhe arrestuar edhe dy persona të dyshuar për përfshirje në ngjarje.
Të dyshuarit janë H.K. (24 vjeç) dhe E.K. (17 vjeç).
Pas intervistimit nga ana e policisë dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari H.K. është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i mitur E.K. është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale: “Lëndim i rëndë trupor në bashkëkryerje”, “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Kanosja”.
Ndërkohë, i lënduari S.H.K. (21 vjeç), pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, është jashtë rrezikut për jetën.