Komisioni Evropian konfirmon: Kos shtyn vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit

Komisionerja e Bashkimit Evropian për zgjerim, Marta Kos, nuk do ta realizojë vizitën e saj të parë në Kosovë gjatë kësaj jave. Lajmin e kanë konfirmuar nga zyra për media e Komisionit Evropian. Sipas tyre, komisionerja Kos gjatë një telefonate me kryeministrin Albin Kurti, i ka thënë se do ta shtyjë udhëtimin e saj të…

Lajme

10/03/2026 14:23

Komisionerja e Bashkimit Evropian për zgjerim, Marta Kos, nuk do ta realizojë vizitën e saj të parë në Kosovë gjatë kësaj jave.

Lajmin e kanë konfirmuar nga zyra për media e Komisionit Evropian.

Sipas tyre, komisionerja Kos gjatë një telefonate me kryeministrin Albin Kurti, i ka thënë se do ta shtyjë udhëtimin e saj të planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike.

“Kryeministri Kurti shprehu angazhimin e tij për rrugën drejt BE-së dhe reformat që lidhen me BE-në, veçanërisht në kuadër të Planit të Rritjes për Kosovën. Komisionerja Kos synon të udhëtojë për në Prishtinë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në përgjigjen e tyre.