Hegseth paralajmëron Rusinë të mos përfshihet në luftën me Iranin
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth paralajmëroi Rusinë të mos përfshihet në luftën me Iranin. Komenti i tij erdhi pasi u pyet në lidhje me telefonatën që presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi dje me Vladimir Putinin e Rusisë, raporton CNN. Hegseth e përshkroi bisedën si një “thirrje të fortë”, të cilën ai shpresonte të riafirmonte…
Bota
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth paralajmëroi Rusinë të mos përfshihet në luftën me Iranin.
Komenti i tij erdhi pasi u pyet në lidhje me telefonatën që presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi dje me Vladimir Putinin e Rusisë, raporton CNN.
Hegseth e përshkroi bisedën si një “thirrje të fortë”, të cilën ai shpresonte të riafirmonte “mundësinë për pak paqe” në luftën e Rusisë me Ukrainën.Ai tha se telefonata gjithashtu riafirmoi “një njohje se, për sa i përket këtij konflikti, ata nuk duhet të përfshihen”.