Inspektorati i Tregut monitoron çmimet e derivateve: Çmimi për litër i naftës deri 1.55€ kurse benzina 1.31€

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të Monitorimit të vazhdueshëm të tregut të derivateve të naftës, ka njoftuar se po realizon mbikëqyrje intensive mbi zbatimin e vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve. Sipas Inspektoratit, qëllimi i këtij vendimi është mbrojtja e konsumatorit, rritja e transparencës dhe sigurimi i konkurrencës së ndershme në…

Lajme

10/03/2026 13:28

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të Monitorimit të vazhdueshëm të tregut të derivateve të naftës, ka njoftuar se po realizon mbikëqyrje intensive mbi zbatimin e vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve.

Sipas Inspektoratit, qëllimi i këtij vendimi është mbrojtja e konsumatorit, rritja e transparencës dhe sigurimi i konkurrencës së ndershme në treg, raporton lajmi.net.

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, çmimi mesatar i importit më 9 mars 2026 ishte:

Dizel: 1.44 €/litër

Benzinë: 1.17 €/litër

Në tregun vendor, çmimet e ekspozuara për konsumatorët gjatë fundjavës dhe ditëve të fundit rezultojnë:

Dizel: 1.44 – 1.55 €/litër

Benzinë: 1.26 – 1.31 €/litër

Sipas vendimit të 4 marsit 2026, është caktuar marzha tregtare maksimale:

2 eurocentë/litër për shitjen me shumicë

12 eurocentë/litër për shitjen me pakicë

Inspektorati thekson se do të vazhdojë monitorimin dhe inspektimin e tregut së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës, duke analizuar të dhënat e importit dhe çmimet në tregun vendor për të shmangur çrregullime dhe për të siguruar mbrojtjen e konsumatorit./Lajmi.net/