Halil Geci intervistohet nga Prokuroria Speciale – avokati i tij jep detaje
Avokati Gazmend Halilaj ka bërë të ditur se Halil Geci është intervistuar për disa orë nga organet e drejtësisë dhe më pas është liruar. Sipas Halilajt, Geci është marrë në pyetje nga Departamenti për Krime të Rënda, ndërsa rasti lidhet me një status të publikuar në rrjetin social Facebook për presidenten e vendit, Vjosa Osmani,…
Lajme
Avokati Gazmend Halilaj ka bërë të ditur se Halil Geci është intervistuar për disa orë nga organet e drejtësisë dhe më pas është liruar.
Sipas Halilajt, Geci është marrë në pyetje nga Departamenti për Krime të Rënda, ndërsa rasti lidhet me një status të publikuar në rrjetin social Facebook për presidenten e vendit, Vjosa Osmani, transemton lajmi.net.
Avokati e ka cilësuar rastin si të paprecedent, duke thënë se në vendet demokratike një president nuk duhet të merret me qëndrimet e qytetarëve në rrjetet sociale.
“Pas disa orësh në Krime të Rënda, Baci Lilë u lirua. Në asnjë vend demokratik nuk ndodh që presidenti i shtetit të merret me statuset e qytetarëve, të cilat sipas Konventës Evropiane dhe Kushtetutës së Republikës garantojnë të drejtën e shprehjes së lirë”, ka deklaruar Halilaj.
Postimi i plotë:
RAST I PA PRECEDENT
PRESIDENTIA E QONË NË POLICI QYTETARIN PËR NJË STATUS NË FACEBOOK
Miq të dashur, pas disa orë në Krime të rënda, u lirue Baci Lilë.
Në asnjë vend Demokratik, nuk ndodh qe Presidenti i shteti, të merrët me statuse të qytetarit të cilet me Konvent Europiane dhe Kushtetutë të Republikës, …e drejta e shprehjes së mendimit të lirë garantohet…
Baci Lilë, njihet botërisht si njeri qe pertej dekadash, promovonë paqë dhe tolerancë kudo./lajmi.net/