Katër policë lëndohen gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në Samadraxhë

Katër zyrtarë të Policia e Kosovës kanë pësuar lëndime të lehta gjatë arrestimit të një personi në fshatin Samadraxhë të Suharekë, mëngjesin e së martës. Sipas policisë, rreth orës 08:30 është pranuar një ankesë nga një qytetar se një 45-vjeçar me inicialet B.K. kishte bllokuar rrugën “Ramush Kotori” në këtë fshat, duke vendosur shufra metalike…

Lajme

10/03/2026 13:00

Katër zyrtarë të Policia e Kosovës kanë pësuar lëndime të lehta gjatë arrestimit të një personi në fshatin Samadraxhë të Suharekë, mëngjesin e së martës.

Sipas policisë, rreth orës 08:30 është pranuar një ankesë nga një qytetar se një 45-vjeçar me inicialet B.K. kishte bllokuar rrugën “Ramush Kotori” në këtë fshat, duke vendosur shufra metalike të ngulitura në tokë dhe të lidhura me tel, çka pengonte qarkullimin e lirë të banorëve, transmeton lajmi.net.

Patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ndërhyrjes i dyshuari dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë me një armë të ftohtë (thikë). Policia ka reaguar dhe ka arritur ta neutralizojë situatën, duke arrestuar të dyshuarin.

Gjatë procesit të arrestimit, për shkak të kundërshtimit të dhunshëm nga ana e të dyshuarit, katër policë kanë pësuar lëndime të lehta trupore, por jo nga goditja me thikë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Suharekë, ndërsa në konsultim me Prokurorin e Shtetit pritet të ndërmerren veprimet e mëtejshme procedurale sipas legjislacionit në fuqi në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Katër policë të lënduar gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në Samadraxhë, Suharekë
Prizren, 10 mars 2026
Me datë 10.03.2026, rreth orës 08:30, Policia e Kosovës ka pranuar një ankesë nga një qytetar se i dyshuari B.K., 45 vjeçar nga Samadraxha e Suharekës, kishte bllokuar rrugën “Ramush Kotori” në fshatin Samadrexhë, duke vendosur shufra metalike të ngulitura në tokë dhe të lidhura me tel, duke penguar qarkullimin e lirë të banorëve.
Menjëherë pas raportimit, patrullat policore kanë reaguar dhe kanë arritur në vendin e ngjarjes. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari ka sulmuar zyrtarët policorë me armë të ftohtë (thikë). Policia ka reaguar me veprime të menjëhershme, duke neutralizuar sulmin dhe duke arritur ta arrestojë të dyshuarin.
Gjatë procesit të arrestimit, si pasojë e kundërshtimit të dhunshëm nga ana e të dyshuarit, katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore, por jo nga thika. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin Policor në Suharekë, ku në konsultim me Prokurorin e Shtetit do të ndërmerren veprimet e tjera procedurale, në përputhje me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës./lajmi.net/