Laurent Xhylani dominon në Superligë, shpallet “Ylli i Javës”
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka vazhduar ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i jepet futbollistit më të dalluar të javës në elitën e futbollit kosovar. Për javën e 23-të të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Malisheva, Laurent…
Sport
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka vazhduar ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i jepet futbollistit më të dalluar të javës në elitën e futbollit kosovar.
Për javën e 23-të të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Malisheva, Laurent Xhylani, transmeton lajmi.net.
Ai u dallua në ndeshjen ndaj FC Prishtina, ku shënoi dy gola në fitoren bindëse 3:0 të skuadrës së tij.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Pas marrjes së çmimit, Xhylani u shpreh i lumtur për vlerësimin dhe theksoi rëndësinë e fitores së ekipit.
“Ka qenë një ndeshje e vështirë, të cilën e kemi përgatitur shumë mirë duke analizuar pikat e forta dhe të dobëta të FC Prishtinës. Në fund arritëm një fitore shumë të rëndësishme. Në ekip kemi një atmosferë shumë të mirë, sidomos pas ardhjes së stafit të trajnerëve. Vazhdojmë me të njëjtin synim: daljen në Evropë ose titullin kampion. Jam shumë i lumtur për këtë çmim dhe ia dedikoj nënës sime”, ka thënë Xhylani për faqen zyrtare të FFK-së./lajmi.net/